Muslimanët Rohingya po ikin në Bangladesh për t’u shpëtuar masakrave (FOTO)

COX'S BAZAR, BANGLADESH - AUGUST 28 : Rohingya people weep near the Bangladesh-Myanmar border as they are being restricted by the Members of Border Guard Bangladesh (BGB) in Gumdum area whilethey (BGB) trying to pusb-back them in Cox's Bazar, Bangladesh on August 28, 2017. UN refugee agency said more than 3,000 people had arrived in the past three days. (Photo by Zakir Hossain Chowdhury/Anadolu Agency/Getty Images)

Rreth 18,000 muslimanë Rohingya kanë ikur për në Bangladesh që nga e premtja për t’i shpëtuar masakrave nga shteti i Myanmarit.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) tha të mërkurën se ky numër pritet të rritet edhe më shumë në ditët e ardhshme, pasi qindra mijëra mbetën të bllokuar në kufi, raporton Reuters.

Të paktën 109 njerëz janë raportuar të vrarë nga ushtria, por në fakt ky numër është shumë më i madh.

Bangladeshi aktualisht po strehon qindra mijëra refugjatë të Rohingya, por ka kthyer mijëra të tjerë, sipas Reuters.

Rakhine është shtëpia e rreth 1.1 milion muslimanëve Rohingya, qytetarë pa shtetësi që kanë pësuar dekada të tëra të përndjekjes dhe persekutimit. Në vitin 2012, si pasojë e dhunës së budistëve ata u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Që nga ajo kohë, shteti ka mbetur i izoluar. /mesazhi

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu