Sonte në emisionin debativ në Klan Debat në televizionin Klan Maqedoni kanë debatuar për temat aktuale dy analistët Albert Musliu dhe Qenan Aliu, transmeton InfoShqip.
E një nga temat ishte edhe rritje e pagave të arsimtarëve, ku sipas Musliut arsimtarët meritojnë paga edhe 1000 euro por ai tha se problemi është se gjendja ekonomike momentale nuk e lejon dhe nuk ka se ku shteti ti sigurojë ato ose si zgjidhje mbetet ti marrë nga xhepat e sektorit privat.
Në emisionin Klan Debat, analisti Albert Musliu mes tjerash tha se:
”Sipas meje edhe 1000 euro e meritojnë arsimtarët, opozita nga ana tjetër thotë dyfish, opinioni thot po duhet të rriten por nga ana tjetër ne nuk e mendojmë se shteti ku do i merr si do i sigurojë ato para, do duhet të merr nga xhepat e sektorëve privat, pra disa gjëra duhet siguruar dhe menduar mirë”, tha Musliu. /KlanMacedonia/








