Mustafa e Lajçak flasin për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku sipas komunikatës për media nga LDK thuhet se Mustafa ka shprehur qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë proces.

Tutje sipas komunikatës thuhet se Mustafa ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjellët.

Mes tjerash Mustafa vlerëson se arritja e kësaj marrëveshje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit euroatlantik.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron në takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa në selinë e partisë që drejton ky i fundit.

Diplomati sllovak është në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Prishtinë ku sot pritet të përfundojë vizita e tij.

Lajçak të mërkurën ka takuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe krerët e partive politike, derisa ditën e parë të tij në Kosovë ai është takuar me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu