Mustafa: Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve, LDK respekton rezultatin

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar pas rezultatëve preliminare të zgjedhjeve.

Mustafa shkroi që Hoti ka bërë një punë të shkëlqyer si kryeministër edhe gjatë fushatës, shkruan InfoShqip.

Tutje ai shkruan që do të respketojë rezultatin e zgjedhjeve dhe se do të bëj ndryshimet ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta ndërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar,

Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.

Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.

Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.

Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, përfundoi Mustafa në postimin e tij. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu