Mustafa sot prezanton para deputetëve Qeverinë e re, ja çfarë u kërkoi ai

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të zhvillojë sot një takim me Grupin Parlamentar të partisë së tij për t’ia paraqitur kabinetin qeverisës dhe për të marrë aprovimin e tij.

Takimi do të mbahet sot, në orën 11:00, në zyrat e Grupit Parlamentar.

Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkretë dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.

Me deputetët e LDK-së Isa Mustafa do të flasë edhe për votimin e kësaj qeverie, duke ditur se i ka disa që kanë votuar kundër në Këshill të Përgjithshëm.

Deri tash nuk mësohet nëse Vjosa Osmani do të jetë pjesë e takimit, duke ditur që ajo haptazi ka shprehur kundërshtimin. Janë edhe tre deputetë të tjere, që janë në dyshim nëse do ta votojnë qeverinë e Avdullah Hotit.

Ndërkohë, mësohet se seanca për votim të kësaj qeverie pritet të mbahet të mërkurën, pas takimeve me grupet parlamentare të partive që pritet ta votojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu