Myslimanët mblidhen në malin Arafat

Gjatë pelegrinazhit në Mekë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur edhe në mali Arafat. Ky është vendi në të cilin myslimanët besojnë se profeti Muhamedi a.s përcolli predikimin e fundit. Haxh-i duhet të kryhet të paktën një herë gjatë jetës nga të gjithë besimtarët myslimanë në gjendje ta përballojnë udhëtimin e rëndësishëm të fejës islame.

Pelegrinët myslimanë janë vendosur në malin Araft në juglindje të Mekës. Dita e Arafat-it, konsiderohet si më e rëndësishmja gjatë pelegrinazhit për Haj, ku besimtarët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke u lutur.

Ky është vendi në të cilin myslimanët besojnë se profeti Muhamedi a.s përcolli predikimin e fundit.

“Ndihem shumë i lumtur, i lumtur nëse Zoti do t’i pranojë lutjet e të gjithë myslimanëve,” thotë pelegrini nga Filipinet, Nadzmi Maruji.

Pelegrinazhi për Haj fillon në muajin e dymbëdhjetë të vitit islamik, i cili është hënor dhe jo diellor.

“Paqja e profetit qofshin mbi të, Haxhi është Arafat. Kjo është dita më e madhe e vitit për myslimanët dhe rituali më i rëndësishëm i Haxhit. Unë i kërkoj Zotit që t’i udhëzojë të gjithë myslimanët,” thotë besimtari tjetër Abdul Hafith.

Haxh-i duhet të kryhet të paktën një herë gjatë jetës nga të gjithë besimtarët myslimanë që është një ndër 5 kushtet e fejës islame.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu