Këta njerëz kishin një jetë normale derisa interneti i bëri të famshëm me meme për shkak të shprehjeve të fytyrave të tyre. Fotot e tyre janë shprehur krejt papritur dhe secila e ka një “histori”.
Por, a e dini si duken sot këto personazhe? Shfletoni galerinë e fotove dhe na thoni: Kush personazh ju pëlqen?
Sammy Griner u bë i famshëm kur mamaja e tij postoi një foto të tij në 2007-ën. Ajo nuk e dinte se çfarë do të ndodhte më pas. Por kjo foto solli aq shumë të ardhura për familjen e tyre sa ata arritën të paguanin transplantin e Justin Griner, babait të Sammy.
Kjo foto është shkrepur në 2004-ën nga babai i Zoe Roth. Në fakt prapa nuk po digjej një shkollë siç shkruhet nëpër meme, por departamenti i zjarrëfiksëve po trajnohej.
Kjo foto është postuar nga shoku i klasës së Kylie Craven në 2012-ën. Sipas Kylie foto është shkrepur teksa mësuesit po i thonin se ai me qëllim po bënte fytyra për të qeshur.
Kjo vajzë e vogël që quhet Chloe u bë e famshme kur prindërit e saj publikuan një video të saj në Youtube në 2013-ën. Motra e Chloe ishte shumë e gëzuar që do shkonte në Disneyland ndërsa Chloe bën këtë fytyrë. Duket sikur ajo nuk ishte aq emocionuar sa motra.
Aktorja Mia Talerico u bë meme disa vite më parë. Shkrepja e fotos është bërë nga seriali “Good Luck Charlie” që është transmetuar në 2010-ën.