Nacionalistët maqedonas mbushin Shkupin me denarë me Adem Jasharin (FOTO)

Qarqet nacionaliste maqedonase shprehen mjaft të shqetësuar nga aleanca mes Zoran Zaev dhe partive shqiptare për të qeverisur.

Prej disa ditësh ata janë duke u organizuar në protesta në qytete të ndryshme të vendin duke dhënë alarmin se Maqedonia po bie në duart e shqiptarëve.

Një protestë e ngjashme është paralajmëruar sot në Shkup, ndërkohë që korrepondenti i Albeu.com në kryeqytetin maqedonas thekson se mbështetësit e Gruevskit kanë ngjitur postera të dinarit me foto të Adem Jasharit në lagje ku shumicë janë maqedonasit me qëllim nxitjen e tyre për të dalë në protestë. /Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu