Nagavci: Vjosa Osmani donte bashkëqeverisje me VV-në

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk ka arsye e as argumente që të shkarkohet Glauk Konjufca nga posti i krye parlamentarit dhe bëri thirrje të kujtohen deklaratat e Vjosa Osmanit.

Ajo thotë se është e vetëdijshme se rritja e ministrive do t’i faturohet Vetëvendosjes. Nagavci shtoi se duhet të tregojnë se i kanë të rëndësishme parimet e kujtoi fjalët e Vjosa Osmanit. “Ne kemi një situatë të re. LDK-ja do të kishte mundësinë të kishte mundësinë të kishte pozitën e kryeministrit nëse do të dilte e para, kurse atë të krye parlamentarit nëse do të pranonte propozimin tonë, por nuk i ka pranuar.

Qytetarët janë lodhur me të drejtë. Të gjithë i dinë deklaratat e Osmanit, e cila hapur e kishte shprehur se do të donte bashkëqeverisje me VV-në, e se pozita e presidentit nuk duhet të diskutohet”, ka thënë Nagavci. Sipas saj qeverisja e ardhshme duhet të udhëhiqet nga fituesi dhe për këtë duhet të jenë në qeverisje VV e LDK. Ajo shtoi se VV-ja ka nxjerrë pjesën e Mustafës kur thotë se VV-ja mund ta propozojë kandidatin për krye parlamentar. Sipas Nagavcit VV-ja ishte shumë gjeneroze në ofertën për LDK-në. Nagavci ka thënë se janë të interesuar të kenë një marrëveshje të drejtë dhe një qeverisje që fillon me këmbë të mbarë. Ajo ka thënë nëse kjo nuk ndodh atëherë shkohet në zgjedhje të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu