Sipas pamjeve të fundit të siguara nga NASA duket sikur planeti Saturn po ndryshon ngjyrë dhe NASA ka deklaruar se nuk ka asnjë shpjegim për këtë.
Ndryshimi i ngjyrës ka ndodhur në polin verior të planetit.
Shkencëtarët kanë krahasuar imazhet e shkrepura në nëntor të 2012 nga ky skaj i planetit me ato të regjistruara në shtator të këtij viti, ku dallohet qartë se poli verior i tij kishte një ngjyrë më të kaltër. Sot kjo është zhdukur thuajse krejtësisht dhe është zëvendësuar nga një ngjyrë e verdhë e zbehtë.
Që të dyja imazhet janë kapur nga sonda Cassini, që po vëzhgon këtë planet që prej vitit 2004 dhe megjithëse ka 12 vjet që e vëzhgon atë, sërish Saturni mbetet një ndër planetët më misteriozë të sistemit tonë diellor dhe këtë e tregon edhe me rastin në fjalë.