Në prag të festës së Kurban Bajramit, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” janë surprizuar me uniforma të reja dhe një tjetër lajm të mirë: pagat janë ekzekutuar në kohë, pa asnjë të prapambetur.
Këtë e ka bërë të ditur sonte kryetari i Komunës së Tetovës, i cili tha se kjo është një dëshmi e përkushtimit për kthimin e stabilitetit në këtë ndërmarrje që deri dje ndodhej në prag të kolapsit.
“Nuk ka më paga të vonuara! Ndërmarrja që e gjetëm buzë greminës, sot po ringjallet dhe po ecën drejt stabilitetit,” – u shpreh kryetari, duke theksuar se ky është një hap tjetër në kuadër të qeverisjes me zemër për qytetin.
Ai gjithashtu përgëzoi drejtorin Samet Bislimi për angazhimin dhe menaxhimin efikas në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës për të gjithë të punësuarit në këtë ndërmarrje jetike për qytetin.
Ky veprim simbolik në natën e Bajramit vjen si një mesazh i qartë: puna dhe dinjiteti i punëtorit do të vlerësohen dhe respektohen.