Ku ndodhet ‘Poseidoni’? NATO ngre alarmin për zhdukjen nga radari të nëndetëses më të madhe bërthamore ruse duke ngjallur frikën se Putin mund të drejtojë shumë shpejt një test bërthamor.
Putin besohet se ka disa bunkerë në Siberi, njëri prej të cilëve thuhet se mund të strehojë deri në 100,000 njerëz dhe është krijuar që ai të sundojë Rusinë në rast të Armagedonit.
Frika e një sulmi ose testi të mundshëm bërthamor nisi ditën e djeshme kur nëndetësja bërthamore më e rëndësishme ruse u zhduk nga radari i NATO-s.
Nëndetësja, e cila është “zhdukur” nga baza e saj në Detin e Bardhë në Rrethin Arktik, dyshohet të jetë K-329 Belgorod.
Ka raporte se K-239 Belgorod mund të jetë nisur për në Detin Kara, për të testuar Poseidonin famëkeq.
E quajtur shpesh si ‘Arma e Kiametit’, ka zëra se Putin po mundohet ta përdorë atë për të kërcënuar Perëndimin si dhe për të provuar se kërcënimet e tij të fundit bërthamore nuk ishin thjesht një ‘bllof’.










