Një stërvitje e re ushtarake që përfshin mijëra trupa, anije dhe avionë luftarakë është duke u mbajtur në Skoci për të praktikuar rrëzimin e raketave bërthamore.
Michael Fallon, ministri britanik i Mbrojtjes tha se manovrat ushtarake të koduara si “ Formidable Shield” do të luftonin kërcënimin që paraqet Koreja e Veriut dhe vendet e tjera. Stërvitjet ushtarake të NATO-s në tokën britanike kanë ardhur mes intensifikimit të tensioneve mes Kim Jong-un dhe Presidentit amerikan Donald Trump.
“Testet e Koresë së Veriut kanë treguar rrezikun se shtete te tilla diktatoriale mund të zhvillojnë raketa me rreze të gjatë”, shtoi Fallon. “Duke mbajtur këtë stërvitje për mbrojtjen nga raketat, Britania po përgatitet për një përgjigjeje më efektive ndaj këtij kërcënimi në rritje”. Theksojmë se Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike mbi Japoninë në muajin e kaluar, duke alarmuar mbarë rajonin.
Eksperimentet intensifikuese të Koresë së Veriut duket se kanë nxitur stërvitjen “Formidable Shiel” , dukë shënuar kështu stërvitjen e parë të aleatëve të NATO-s për të mbrojtur Evropën nga raketat./SYRI.net










