NATO ultimatum Shkupit, ja porosia drejtuar Ivanovit

I bëj thirrje partive politike që të përmbahen nga retorika e cila sugjeron ndarje dhe nxit tensione ndëretnike. Kjo është përgjigja e Sekretarit Gjeneral të NATO-së, Jens Stoltenberg, ndaj letrës së Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, dërguar më 7 mars.

Stoltenberg në letrën thotë se liderët politik në Maqedoni duhet të fokusohen në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos si kornizë për zgjidhjen e  krizës politike.

“Zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin hap esencial drejt zgjidhjes së rkizës. NATO nuk përzihet në proceset e brendshme të Maqedonisë, e as nuk merr anë. Por, interesi ynë është që të respektojmë vlerat politike dhe principet në të cilat bazohet Aleanca. Liderët politik në Shkup duhet të respektojnë rezultatin e proceseve demokratike dhe në afat sa më të shkurt të kontribuojnë në formimin e një qeverie funksionale dhe efektive e cila do të vazhdoj me reformat urgjente”, shkruan Stoltenberg.

Stoltenberg rikujton se anëtarët e NATO-së në takimin më 14 mars kanë shfaqur shqetësim serioz për situatën politike dhe apelojnë që të gjithë partitë të përmbahen dhe të respektojnë sundimin e së drejtës.

“Nga Ju president dhe nga gjithë partitë politike pres që të respektoni Kushtetutën dhe normat demokratike”, shkruan Stoltenberg në letrën dërguar deri te Ivanovi më 27 mars.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu