Ndahet nga jeta gazetari i njohur Artur Zheji

Gazetari, analisti dhe publicisti i njohur Artur Zheji mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

63-vjecari ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugen “Butrinti”, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Zheji sipas informacioneve paraprake mësohet se ka qenë me pushime në Sarandë.

Nga të dhënat policisë mësohet se është transportuar në spitalin e Sarandës ku ka humbur jetën.

Artur Zheji lindi në 29 Gusht të vitit 1961 njihet si djali euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu