Ndalon “treni” për Bihter, ҫfarë i ka ndodhur aktores së njohur? (FOTO)

Pas shumë projekteve të propozuara për aktoren e njohur turke, “Train” (Treni) ishte seriali i cili pritej të bëhej konkret shumë shpejt.

Filmi i shkruar nga Ozan Açıktan dhe me producent BKM do të kishte personazhe kryesore İlker Kaleli dhe Beren Saat, aktoren e njohur për rolin e Bihterit në serialin “Dashuri e ndaluar”, por edhe për shumë seriale të tjera që janë transmetuar edhe në ekranin shqiptar.

Pas diskutimeve për rolet, İlker Kaleli, krejt papritur mori vendim për t’u larguar nga ky produksion duke habitur të gjithë kastin.

Nisur nga ky vendim i paparashikuar, aktorja Beren Saat nisi të kërkojë partner të rinj, por nuk funksionoi. “Treni” nuk gjeti asnjë aktor, i cili mund të ishte i përshtatshëm për Beren Saat, kështu që për momentin ka ndaluar për t’u shqyrtuar, ndoshta, në një moment të dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu