Është ndarë nga jeta ish-kryeministri i Greqisë, Konstantinos Mitsotakis. Ai mbylli sytë mëngjesin e kësaj të hënë në moshën 99-vjeçare. Mësohet se Mitsotakis ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ai lindi në vitin 1918 në një familje politikanësh, në Hania të Kretës. Veprimtaria e tij politike nisi në vitin 1946, kur u zgjodh për herë të parë deputet me Partinë e Liberalëve të Venizellosit.
Më 1978 hyri në radhët e Demokracisë së Re. Më 1984 zgjidhet lider i Partisë Konservatore, ndërsa në vitin 1990 kryeministër i Greqisë, deri në 1993, kur pasi humb zgjedhjet, jep dorëheqjen. Konstantinos Mitsotakis u largua nga jeta politike në vitin 2004, pas 58 vitesh në Parlament. /k.k/noa.al










