Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës (FOTO)

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës Bastri Dubova. Ai ishte pjesë e listës zgjedhore të Partisë Liberale Egjiptiane.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Veton Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z.Bastri Dubova , aktivist kombëtarë, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit! Bastri Dubova është shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune Mikun tonë do ta kujtojmë përgjithmonë si një aktivist i palodhur, burrë fisnik e bujar! Partia Liberale Egjiptiane, sot do i ANULOJ të gjitha aktivitetet zgjedhore në kujtim të punës dhe veprës së të ndjerit z. Dubova!”, njoftoi Berisha./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu