“Nuk vdes pa e parë Hillary-n presidente”, kanë qenë këto fjalët e 103 vjeçares Ruline kur filluan zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ajo ishte një përkrahëse e flaktë e Clintonit dhe ëndrra e saj më e madhe ishte që një femër si Clinton të bëhej presidente e SHBA-ve, gjë e cila më pas e bëri atë të famshme.
Por ëndrra e saj u shua kur Trump u zgjodh president. Ndërsa sot ajo ndërroi jetë në moshën 103 vjeçare, vetëm 3 muaj pasi ëndrra e saj nuk u bë realitet.
Steininger ka lindur në vitin 1913, para Luftës së Parë Botërore, në po atë kohë kur grave nuk u lejohej të votojnë, e prandaj ajo kishte dëshirë të madhe të shihet një femër si presidente.