U shpall tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e interkonektorit prej 400 kilovoltë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Shteti kërkon një kompani të re e cila për 17 milionë euro duhet ta ndërtojë njërën pjesë të interkonektorit, rreth 100 kilometra largpërçues mbitokësor nga trafostacioni Manastir2 deri te kufiri mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Pasi përpjekja me kompaninë nga Bosnja Energoinvest dështoi – marrëveshja u prish në fund të vitit të kaluar. Pikërisht pas emisionit të parë Biznes21 – Hulumtimi, ku mbaruan 50 milionë euro për lidhjen tonë energjetike me Shqipërinë?
“Gjetëm një projekt të lënë anash seriozisht. Nga 269 fondamente të parapara për shtyllat e largpërçuesve, ishin të përfunduar vetëm 24. Realizuesi përmes kërkesave të paarsyetuara për mjete shtesë, me largim të njëanshëm nga tenderi e rrezikoi projektin dhe interesin publik”, deklaroi Burim Latifi – drejtor i MEPSO.
Afati për dorëzimin e ofertave është 45 ditë, zgjedhja e kompanisë duhet të përfundojë në tremujorin e tretë të këtij viti. Ndërtimi duhet të fillojë në 2026 ndërsa duhet të mbarojë deri në fund të 2027. Latifi mendon se nuk jemi të dëmtuar me prishjen e marrëveshjes, për shkak se një pjesë të parave i kemi kthyer përmes garancisë bankare dhe një pjesë në pajisje.
“Tashmë i janë paguar rreth 5,8 milionë euro realizuesit të mëparshëm Energoinvest, prej të cilave rreth 2 milionë euro janë kthyer përmes garancive bankare. Do të thotë se u janë paguar rreth 3,5 milionë euro. A do të thotë kjo se do të ketë pasoja financiare, nuk do të thosha sepse këto mjete kanë shkuar për blerjen e pajisjes e cila tashmë është në pronësinë tonë”, theksoi drejtori i MEPSO, Burim Latifi.
Hulumtimi i Biznes 21 vitin e kaluar shpalosi se ka ngecur njëra pjesë e projektit – largpërçuesi Manastir 2 – Elbasan. Edhe pse duhet të ishte gati, në terren gjetëm vetëm livadh të zbrazët. Pajisjet me vite qëndrojnë në deponinë e vendit. Megjithatë Energoinvest edhe përkundër afateve të tejkaluara, kërkonte edhe 7 deri në 8 milionë euro shtesë Aneks marrëveshje. Për pjesën tjetër të projektit, Trafostacioni afër Ohrit, punët po zhvilloheshin me rritëm të përshpejtuar. Hulumtimi tregoi se “Konçar” nga Zagrebi që e fitoi tenderin prej 17 miliona eurove, ka marrë edhe Aneks marrëveshje në vlerë prej 3 miliona eurove shtesë.