“Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane” kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim. Teksa ka shpërndarë një artikullin “Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri“, ambasadorja amerikane shton se sundimi më i fortë i ligjit dhe gjykatat e pastra do tërheqin më shumë investimet.
“Potenciali për investime të mëdha amerikane në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe pozitë gjeografike strategjike. Sundim më i fortë i ligjit, transparencë & gjykata të pastra do tërheqin më shumë. Kjo është arsyeja përse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të ndërlidhura.“, ka shkruar Yuri Kim









