Ndërtimi i Spitalit të Laçit, Rama: Më i fortë dhe me standarde europiane (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama të mërkurën e ka nisur me një video nga kantieri i ndërtimit në Spitalin e ri të Laçit. Shefi i qeverisë përmes një video të postuar në profilin e tij tregon pamjet nga nisja e punës për ndërtimin e spitalit.

Sipas Ramës ky spital që po ndërtohet do të jetë më i madh, më i fortë e me standarde të spitaleve bashkiake të Europës.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes dhe me kantierin e sapohapur të Spitalit të Ri të Laçit, i cili do të rilindë më i madh, më i fortë e me standarde të spitaleve bashkiake të Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu