Një banorë nga fshati Demjan i Gjakovës ka vdekur nga një aksident. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës i ndjeri ishte duke drejtuar një traktor ku pas humbjes së kontrollit është rrokullisur.
Ai ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
Persona të afërt me familjen e të ndjerit kanë thënë për portalin Arbresh.info se personi i ndjerë me inicialet D.D ishte duke shkuar tek varri i babait në vizitë ku më pas është rrokullisur me traktor./Arbresh.info