“Ndjeva frikë për jetën”, Blendi Fevziu tregon momentin: Si e vrava këtë ndjesi

Lëvizja studentore e dhjetorit të vitit 1990 solli ndryshimin e madh në Shqipëri duke shënuar rënien përfundimtare të regjimit komunist. Protestat studentore të dhjetorit sollën pluralizmin politik në Shqipëri. Për të kujtuar këto protesta i ftuar në “Radarin Informativ” ishte gazetari Blendi Fvziu i cili ka rrëfyer të gjithë përjetimin e tij.

Fevziu ka treguar edhe ndjesinë e frikës më të madhe që e kishte pushtuar ndonjëherë dhe ishte pikërisht ajo e policisë së asaj kohe në momentin kur sapo kishte nisur protesta studentore. Megjithatë Fevziu u shpreh se frikën e kishte vrarë sapo kishte parë shokët e tij të kapur dorë për dorë duke protestuar.

“Ngela në kordonin e policisë. Ka qenë momenti i parë që e kam ndjerë frikën në qënien time. U shfaq katërshja e parë. 4 veta që ishin kapur në rreshtin e parë. Ishte Azem Hajdari, një nga Korça dhe një shoku im që ishte ne rreshtin e parë. Vura re se grupi i parë shtrëngoheshin me njëri tjetrin. Ka qenë momenti i parë. Të gjithë atë frikë kur pash shokun e klasës u zhduk frika dhe ky ishte momenti kur kam vrarë frikën. U rrotullova tek ambasada Amerikane dhe u futa në turmë derisa u shpërndamë me forcë. Erdhën shumë qytetarë të Tiranës. Të gjithë hapën dyert për të pritur studentët. Ne e dinim se komunizmi kishte humbur. Edhe asnjë nuk ka nxjerr jashtë studentët që u shpërndanë me forcë.” tha Fevziu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu