Ndryshon Macron, në mars mund të ketë lajme të mira për 6 vendet e Ballkanit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të shtunën se do t’i lejoj Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore që t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse organet ekzekutive të bllokut jep një vlerësim pozitiv për to muajin e ardhshëm.

Komentet e Macron-it në Konferencën e Sigurisë në Mynhen duket se i dhanë fund qëndrimit të ngritë të tij sa i përket progresit të dy vendeve ballkanike drejt anëtarësimit në BE dhe i sigurojnë liderët e tjerë evropianë se Franca ende e mbështet zgjerimin e bllokut me anëtarë të rinj.

“Jemi duke e pritur raportin në mars. Varësisht nga kjo, nëse rezultatet janë pozitive dhe nëse ndërtohet besimi, atëherë ne duhet të jemi në pozicionin që të hapen negociatat”, tha Macron-i në konferencë.

Ai kishte refuzuar ta miratonte fillimin e të ashtuquajturave negociata të pranimit gjatë një samiti në tetor të vitit të kaluar, duke thënë se procesi i pranimit të shteteve të reja duhet të ndryshojë, transmeton Gazeta Express.

Të brengosur nga ndikimi rus dhe kinez në gjashtë shtetet që aspirojnë t’i bashkohen bllokut – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia – Gjermania dhe Komisioni Evropian kishin thënë se Macron-i ka gabuar që i ka bllokuar këto vende.

Këtë muaj, Komisioni Evropian kishte sugjeruar që të ketë reforma në procesin e pranimit sipas linjave të propozimit francez, të bërë në nëntor, duke u dhënë qeverive të vendeve të BE-së më shumë kompetenca dhe duke e bërë më të lehtë ndaljen ose rifillimin e negociatave dhe ngrirjen e fondeve.

Ndryshimi i qëndrimit të Macron-it hap rrugë për miratimin e qeverive të vendeve të BE-së para samitit BE-Ballkan në Zagbreb, i cili mbahet në maj. Danimarka dhe Holanda, të cilat vitin e kaluar e përkrahën qëndrimin e Macron-it, pritet të heqin dorë nga rezistenca, i thanë diplomatët e BE-së agjencisë “Reuters”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu