Në 35 vjetorin e themelimit, NLB Banka neglizhon totalisht shqiptarët, organizon koncert jubilar vetëm me artistë maqedonas

Këtë vit NLB Banka feston 35 vjetorin e themelimit të saj. Në një njoftim nga Banka NLB njoftojnë se këtë vit për festimin e jubileut të 35-të do të organizohet një koncert virtual si shkak i pandemisë, njofton InfoShqip.

Mirëpo nga organizatorët e këtij koncerti janë neglizhuar totalisht klientët shqiptarë përdorues të kësaj banke pasi në koncert marrin pjesë vetëm artistë maqedonas si Vlatko Stefanovski, Karolina Goçeva, Tamara Todevska, Nokaut, Area dhe asnjë artist shqiptar.

Nga NLB Banka nuk janë neglizhuar vetëm qindra mijëra klientë shqiptar por edhe dhjetëra të punësuar shqiptarë që nuk janë marrë fare në konsideratë.

Koncerti do të transmetohet live në Kanal-5 poashtu në Facebook dhe kanalin e Youtube të bankës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu