Në Bruksel sot diskutohet për emrin e Maqedonisë

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias sot në Bruksel do të takohet me negocatorin  e kontestit me emrin me Maqedoninë, Metju Nimic, transmeton InfoShqip.

Qëllimi i takimit, pas takimit të Nimic me Maqedoninë në fillim të korrikut, është të diskutohet për gjetjen e një mundësie për përparimin e negociatave për kontestin me emrin”, deklaroi Stefan Duzhariq – zëdhënës i sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

Ndryshe, Nimic pas takimit me krerët e Maqedonisë në Shkup tha  se nuk mund të pritet një zgjidhje dhe propozim i shpejtë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu