Në burgun e Zvicrës vdes i burgosuri nga Maqedonia e Veriut

Të martën një i burgosur është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun Witzwil të Zvicrës. Shkaku i vdekjes është ende i paqartë.

Një 39-vjeçar i burgosur, të martën është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun Witzwil në Gampelen BE. Sipas policisë kantonale, nuk ka dëshmi për ndikim të jashtëm në rastin e shtetasit nga Maqedonia e Veriut, shkruan Agjencia SDA, transmeton portali Shtegu.

Shkaku i saktë i vdekjes tani po hetohet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Bernës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu