Në gjykatë në Jerusalem sot vazhdon procesi kundër Netanjahut për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot erdhi në gjykatën në Jerusalem dhe zyrtarisht të përgjigjet në akuzat për korrupsion, disa javë para zgjedhjeve parlamentare në vend, në të cilat shpreson se do ta vazhdojnë qeverisjen e tij 12-të vjeçare.

Netanjahu vitin e kaluar ishte akuzuar për mashtrim, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. Izraelitët me muaj përpara protestojnë, duke e kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke e kritikuar përgjigjen e qeverisë në krizën e shkaktuar nga pandemia me koronavirusin.

Demonstrantët edhe në mëngjes u mblodhën para ndërtesës së gjykatës dhe mund të dëgjohej se si protestojnë në sallën gjyqësore. Kryeministri ishte akuzuar për marrje të dhuratave të shtrenjta nga miqtë e pasur dhe ofrim të shërbimeve të manjatëve të fuqishëm mediatik në këmbim të raportimeve pozitive për të dhe familjen e tij.

Seanca gjyqësore muajin e kaluar isht anuluar për shkak të kufizimeve të tubimeve publike për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit. Netanjahu është lideri i parë izraelit i cili dënohet për korrupsion, por ai mohon se ka bërë diçka të keqe dhe pohon se është viktimë e “gjuetisë së shtrigave” të organizuar nga policia dhe mediumet.

Ai refuzoi të tërhiqet dhe e shfrytëzoi pozitën e tij t’u kundërshtohet kritikëve dhe sistemit të drejtësisë. Sipas ligjeve izraelite, ministrat qeveritar duhet të japin dorëheqje nëse janë penalisht të akuzuar, por kjo nuk ka të bëjë me vendosmëri edhe me kryeministrin kur është nën akuzë.

Në fillim të gjykimit, në maj të vitit të kaluar, i shoqëruar në gjykatë nga mbështetësit e partisë së tij konservatore Likud, Netanjahu i ka kritikuar mediumet, policinë, gjykatat dhe prokurorët, duke pohuar se procesi ka për qëllim ta zëvendësojë kryeministrin e fuqishëm të djathtë.

Ai është kryeministër në vazhdimësi nga viti 2009 dhe në dy vitet e fundit arriti të mbetet në pushtet pas tre rretheve zgjedhore në të cilat nuk kishte fitues të qartë.

Koalicioni qeveritar u shpërbë në dhjetor, ndërsa tani Netanjahu po përballet me zgjedhje më 23 mars, në shpresë se do të fitojë sepse beson që do ta tërheqë vendin nga pandemia, falënderim i njërës nga fushatat më të suksesshme për vaksinim në botë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu