“Në Itali ka më të mirë se CR7, Muriel njëri prej tyre, sot do ishte te Barça”

Ruslan Malinovskyi e mbylli sezonin që lamë pas me 10 gola dhe 12 asiste. Ukrainasi është një nga pikat e forta të Atalantës në ofensivë. Ekipi bergamask siguroi për të tretin vit radhazi kualifikimin në fazat e grupeve të Champions League.

28-vjeçari beson se Cristiano Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në Serie A, edhe pse ylli argjentinas i Juventusit doli golashënuesi më i mirë i sezonit. Më i miri? Malinovskyi zgjedh një shok skuadre.

Nuk mund të them që Ronaldo është lojtari më i mirë në Itali, mendoj se ka të tjerë më të mirë se ai. Unë mendoj se lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur është Luis Muriel. Ai është një futbollist i pabesueshëm.

Nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe, Luis mund të kishte luajtur me Barcelonën. E vështirë ta besosh që nuk ka ndodhur. Ndoshta kjo varet nga karakteri i tij, por ai është shpirti i dhomave të zhveshjes, e sheh gjithmonë duke buzëqeshur“, thekson mesfushori sulmues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu