Një histori e pazakontë ka ndodhur në Kallm të Durrësit. Banorët e atyshëm nuk lejojnë dasmorët të filmojnë nëse nuk paguajnë para.
Një burrë në Kallm të Durrësit u kacafyt me disa dasmorë nga Elbasanit që donin të bënin fotografi me rastin e kësaj dite.
Ai iu paraqit atyre si pronar dhe nuk i lejonte të bënin filmime.
Duket e pabesueshme por kjo ka ndodhur tre ditë më parë në Kallm të Durrësit.
Siç mëson ABC News, një grup dasmorësh, bashkë me çiftin, shkuan për të shkrepur disa foto dhe për të realizuar një klip në breg të detit si një kujtim të ditës më të bukur të jetës së tyre. Por mbeten të befasuar.
Banori i këtij fshati nuk i ka lejuar duke pretenduar se bregu i detit ishte i tij dhe se për këtë ata duhet të paguanin një shumë të konsiderueshme të hollash.
Kjo kërkesë absurde ka revoltuar dasmorët të cilët kanë debatuar me atë duke i kujtuar se deti ishte pronë e gjithë shqiptarëve.
Sipas dasmorëve, banorët në këtë vend kërkojnë nga 20 deri në 60 mijë lekë të vjetra që çiftet të mund të bëjnë videoklip në breg të detit. Argumenti i sjellë prej tyre është: “deti është pronë e jona”.










