Në katër komuna të Shkupit do të ketë balotazh

Në rrethin e parë janë zgjedhur dhjetë kryetar komunash të Shkupit, ndërsa në të tjerat do të ketë ketë rreth të dytë më 2 nëntor.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në shumicën e komunave të Shkupit janë përpunuar 100 përqind e qendrave të votimit, ndërsa në katër komuna mungojnë të dhënat nga disa qendra të tjera.
Në rrethin e parë u zgjodhën kryetarë komunash në komunat e Shkupit – Saraj, Çair, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë.
Do të ketë rreth të dytë zgjedhor në katër komuna të Shkupit – Aerodrom, Qendër, Karposh dhe Shuto Orizare.

Në balotazh do të votohet edhe për Bashkinë e Shkupit ku në garë janë kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe “Të Majtës”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu