Në këtë vend nuk lejoheni të shkoni me minifund ose do përdhunoheni

Ministri i Turizmit në Indi, Mahesh Sharma, ka dhënë alarmin për të gjitha turistet e huaja që kur të vendosin që të shkojnë në Indi për pushime të mos veshin minifunde, pasi mund të përdhunohen.

Përveçse duhet të kenë kujdes me veshjen, vajzat në këtë vend nuk duhet të shëtisin rrugëve vetëm.

Sipas Sharma, India është një vend me tjetër kulturë nga ajo e perëndimorëve, ndaj dhe duhen marrë këto masa.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar polemika të shumta, duke qenë se cilësohen si anti-feministe, por ai ka marrë shkak nga përdhunimet e shumta që ndodhin atje.

Çdo ditë në këtë vend përdhunohen mesatarisht 92 femra, fenomen ky i përhapur më shumë në zonat rurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu