Vullnet Starova, ishte shqiptari i parë kryeparlamentarë në kohën e Republikës Socialiste të Maqedonisë ai ishte profesor, doktor i shkencave të mjeksisë, ishte kryetari i fundit i kuvendit të deleguar të Republikës Socialiste të Maqedonisë, transmeton Zhurnal. Në këtë funksion ai u zgjodh në seancën konstituive të Kuvendit nga përbërja e katërt socialiste me 28 prill të vitit1986, kur u zgjodh edhe përbërja e re e Presidencës dhe Komitetit ekzekutiv të Republikës Socialiste të Maqedonisë.
Këtë funksion Starova e ka kryer deri me 8 janar të vitit 1991, kur u konstituua kuvendi parë shumë partiak në Maqedoni. Pastaj ai ka punuar në Fakultetin e mjeksisë, në Kliniknë e Fëmijëve, kurse kryente edhe veprimtari si profesor universitar. Vullnet Starova ka lindur me 6 maj të vitit 1934 në Pogradec të Shqiprisë, prej ku familja e tij vjen në Shkup.
Si mjek specialist – pediatër dhe doktor i shkencave të mjekësisë ka qenë i kyçur në më shumë aktivitete shoqëroropolitike dhe në organet e pushtetit të atëhershëm. Pos tjerash, ka qenë delegat në Këshillin federal të Kuvendit të ish Jugosllavisë, kurse në Kuvendin e Republikës Socialiste të Maqedonisë ka qenë delegat nga viti 1965 deri në vitin 1969. Starova ka kryer edhe disa funksione tjera në ish sistemin komunist, ndërsa është dekoruar edhe me shumë medalje të kohës për punën e tij. Ai vdes me 5 gusht të vitit 1995.
Pas 26 vitesh sërisht përflitet se në krye të Kuvendit tëMaqedonisë do të ulet një shqiptar. Kjo mbtet për tu parë ditëve në vijimë, nëse kriza politike do të shkojë drejtë zgjidhjes./zhurnal
Në kohën kur Vullnet Starova u sjellë Ligji për harmonizimin e mureve si pjesë e pogramit të Çubrillovoqit për presion mbi shqiptarët që t[ shpërnguln nga Maqedonija .