Në Kosovë investon në xhami, por ja për çfarë projektesh Erdogan shkon në Serbi muajin tjetër

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të mbërrijë në një vizitë zyrtare në Serbi në fund të shtatorit, deklaroi të martën e përditëshmja e Beogradit “Vecernje Novosti”.

Ky medium njoftoi se delegacioni turk do të përbëhet prej 150 biznesmenëve të cilët u takojnë sektorëve të ndryshëm.

Sipas gazetës beogradase, Erdogan duhet të flaës me presidentin serb Aleksandër Vuçiq për bashkëpunim në sektorin e industrisë së tekstilit, privatizimin e ujërave termale, një degë e tubacionit të gazit turk i cili duhet të kalojë nëpër Serbi, transmeton Periskopi.

Presidentët e dy shteteve respective u takuan në Stamboll në muajin korrik ku morën pjesë në Kongresin e 22-të Botëror të Naftës.

Të hënën në Beograd, Vuçiq u takua me kreun e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë, Hakan Fidan, kur diskutuan “sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohen të dy vendet”./Periskopi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu