Në krah të Valdrin Pjetrit në Shkodër, Bushati bën pa dashur ‘gafën’ me sloganin e PD

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka dal sot në mbështetje të Valdrin Pjetrit, kryetarit të zgjedhur për Bashkinë Shkodër.

Pas një takim që kishte me të, Bushati ka dhënë dhe një prononcim për mediat ku u shpreh se Pjetrit duhet t’i lirohet zyra nga Voltana Ademi.

Por kur këtë prononcim e ka bërë publik në Facebook, Bushati ka bërë një “gafë”. Mbi deklaratën që ka dhënë për gazetarët ai ka shkruar një slogan që më herët ishte përdorur nga PD-ja.

“Shkodra ka nëvojë për punë, dinjitet dhe zhvillim”, shkruan Bushati. Por kujtojmë se slogani “Punë dhe dinjitet” është përdorur për herë të parë fushatën e 2015-ës për zgjedhjet lokale.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu