Administrata e presidentit Donald Trump përsëri po kritikohet për politikën e saj të ndarjes së familjeve në kufi me Meksikën, e posacërisht tani kur janë publikuar audio incizim ku dëgjhet zëri i fëmijëve duke qarë në një të ashtuquajturën “strehë të emigracionit”.
“Baba! Baba!” një fëmijë qan dhe u dëgjohet britma dhe klithma edhe të tjerëve, në një audio të ëshuar nga ProPublica, një medium me qendër në SHBA.
“Epo, ne kemi një orkestër këtu, apo jo?” dëgjohet duke thënë një agjent i patrullës kufitare. “Ajo që mungon është një dirigjent”.
Sipas ProPublica, audio klipet u morën nga avokati i njohur i të drejtave civile, Jennifer Harbury i cili i incizoi fëmijët në një qendër paraburgimi.
Lajmi tashmë viral ka nxitur zemërim kundër Presidentit të SHBA, Donald Trump, administrata e të cilit ka prezantuar një qasje “zero tolerancë” ndaj migrantëve dhe refugjatëve që kalojnë kufirin jugor të SHBA-ve pa dokumente.
Politika në fjalë ka urdhëruar ndarjen e fëmijëve nga prindërit, ku këta të fundit vendosen në ambientet e paraburgimit, ndërsa fëmijët mbesin pa asnjë shoqërues nga ana e familjes. /MESAZHI