Komisioni për Çështje të Rregulloreve dhe të Mandatit dhe Imunitetit po debaton për kërkesat për paraburgim për gjashtë deputetët me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkupi 1.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, dje ia dorëzoi Komisionit për Çështje të Rregulloreve kërkesat për aprovimin e paraburgimit të deputetëve Kërsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska, të parashtruara nga Gjykata Themelore Shkup I Shkup.
Komisioni obligohet ta shqyrtojë dhe në afat prej dy ditëve të dorëzojë raport deri te kryetari i Kuvendit. Në bazë të raportit të Komisionit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve nga marrja e kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën. Deputetët në pushtet kanë shumicë në Komisionin për Çështje të Rregulloreve dhe Mandatit dhe Imunitetit, kështu që pritet vendimi të sillet edhe nëse deputetët e opozitës gjegjësisht të VMRO-DPMNE-së nuk marrin pjesë në seancë./InfoShqip.com










