Në Madrid mbahet gara e Babadimrave, më e madhja ndonjëherë

Në Madrid të Spanjës edhe sivjet u mbajt gara e “Babadimrave” në të cilën morën pjesë mijëra vetë, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa mijëra persona të të gjitha gjeneratave dhe të dy gjinive, vrapuan shtegun prej 5.5 kilometrave. Mes Babadimrave kishte edhe fëmijë të veshur me kostume të gjelbëra të kukudhëve.

Gara e Babadimrave çdo vit ka arsye të ndryshme për të cilat organizohet, ndërsa organizatorët pohojnë se është më i madh i këtij lloji në botë.

Të ardhurat e garës së sivjetshme do t’i dhurohen organizatave joqeveritare që angazhohen për luftë kundër kancerit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu