Në operacionet e Turqisë në Afrin nuk ka humbur jetën asnjë civil

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Turqisë, Bekir Bozdağ, tha se deri më sot në operacionet e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), nuk ka humbur jetën asnjë civil.

Bozdağ, ishte i ftuar i panelit editorial të Anadolu Agency (AA), ku vlerësoi ndër të tjerat edhe zhvillimet e fundit në Siri.

Zëvendëskryeministri turk në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, tha se “Deri më sot në operacionet e TSK-së jo që të ketë patur humbje jete, por nuk ka patur as edhe civil të lënduar”.

Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj deri sa ti pastrojë organizatat terroriste në rajon dhe terroristët e tyre.

“Në rast se regjimi ndryshon rrobat dhe hyn atje në maskën e YPG/PYG, ato janë shënjestër. Në rast se hyjnë milicët, as ato nuk do të veçohen. Kushdo që do të luftojë pranë këtyre organizatave terroriste kundër TSK-së, ato do të jenë shënjestër përballë neve”, tha Bozdağ.

Bozdağ gjithashtu tha se dëshirojnë që asnjë shtet të mos mbështesë, të mos i mbrojë organizatat terroriste, duke përfshirë edhe Amerikën. “Të gjithëve u themi shumë qartë, kush i mbështet këto, kush i mbron këto Turqia do të jetë përballë atyre. Ne në fushë luftojmë kundër terroristëve. Në rast se dikush vjen për të mbështetur terroristët do të luftojmë edhe me ato”, u shpreh zëvendëskryeministri i Turqisë.

Ai gjithashtu duke komentuar rreth përfundimit të operacionit të “Degës së Ullirit”, tha se “Operacioni do të përfundojë atëherë kur do të realizohen objektivat të cilat i kemi njoftuar. Kjo domethënë do të vazhdojë derisa rajoni do të pastrohet nga terroristët, nga terrorizmi dhe derisa të sigurohet qetësi, paqe dhe stabilitet”.

Më 20 janar, TSK nisi operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e YPG/PKK-DEASH-it.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu