Në prag të Ramazanit, Duda Balje pastron xhaminë (FOTO)

Deputetja e Unionit Socialdemokrat Boshnjak, Duda Balje, përmes një njoftimi plotë emocion, ka bërë të ditur se ekipi i saj i njohur si “Balje Ladies” ka përfunduar rregullimin dhe përgatitjen e hapësirave të xhamisë për pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit.

​Ajo u shpreh se këto hapësira do të jenë pika e takimit të përditshëm për gratë dhe vajzat, duke forcuar kështu ndjenjën e komunitetit dhe unitetit.

​”Lutem tek Zoti i Lartësuar t’i shpërblejë secilën prej nesh për përpjekjet dhe përkushtimin, të na mbushë zemrat me paqe dhe gëzim,” theksoi Balje./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu