Në pritje të ëmbël por u përfol për ndarje nga partneri, reagon Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji janë vendosur këtë herë në qendër të vëmendjes për martesën e tyre.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se këngëtarja po ndan rrugët me disa bashkëpunëtorë në jetën profesionale, por edhe në jetën personale ka pasur trazira.

Sipas mediave, të cilat janë shprehur me “burime të sigurta”, Dafina dhe Kreshniku po përjetojnë një krizë.

Postimet e tyre në rrjetet sociale në të vërtetë tregojnë të kundërtën. Dafina ka ndarë një foto gjatë momentit kur Kreshniku i prek barkun kur bebi shkelmon.

Njëkohësisht, Kreshniku ka ironizuar lajmet për krizë me një video në makinë me Dafinën, ku shfaqen duke kënduar.

“Përshëndesim burimet e sigurta”, shkruan ai dhe kaq mjafton për të treguar se gjithçka ka qenë thashethem.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu