“Në RMV ende nuk dihet saktë numri i funksionarëve dhe zyrtarëve të cilët kanë kompani në emër të personave të dytë dhe të tretë të cilat i shfrytëzojnë më pastaj për pjesmarrje në tender”. Kështu tha kryetari i Qendrës për Kominikime Qytetare, German Filkov tha në panel diskutimin “Ulja e korrupsionit përmes shfrytëzimit të regjistrit të të dhënave për pronarët e vërtetë.
“Nëse ende nuk e dijmë se sa funksionarë kemi si do të mund ti kontrollojmë në çfarëdo aspekti. Kontrolli i plotë sistematik në vendin tonë nuk ekziston, prandaj është shumë me rëndësi që të mundësohet e ashtuuajtura kontrollë e përgjithshme – shoqërore të cilën e bëjnë qytetarët, gazetarët dhe organizatat shoqërore” – GERMAN FILLKOV – KRYETAR I CIVICA.
Nga po i njëjti panel, zv. Kryeministri Arben Fetai deklaroi se si Qeveri janë të përkushtuar dhe janë duke punuar për forcimin e masave kundër korrupsionit. Fetai tha se të dhënat për pronësi të vërtetë duhet të jenë të qasshme për opinionin dhe të njejtat duhet të jenë pa pagesë.
Duke folur për këtë regjistër që është krijuar në vitin 2021, zv. Kryeministri Fetai zbuloi disa të dhëna.
“Deri në prill të vitit 2021 të gjitha subjektet juridike kanë qenë të detyruara të paraqesin pronarët e tyre të vërtetë. Ky regjistër përfshinë informacione kryesore siç janë emri, muaji, data, viti dhe vendi i lindjes po edhe pronësia dhe aksionet. 70 mijë indivit në tërësi janë regjistruar si pronar të vërtetë me afërsisht 90% të subjekteve që demostron një bazë të mirë transparence” – ARBEN FETAI – ZV. KRYEMINISTËR.
Për regjistrin e pronarëve të vërtetë foli edhe kreu i ant-korrupsionit, Adem Çuçul i cili mes tjerash deklaroi se ky regjistër për ta është një mekanizëm ndihmues sepse u mundëson atyre ndjekjen e gjendjes pronësore ose nëse ndonjë funksionarë fsheh pronësinë nga ndonjë kompani.
“Është e rëndësishme edhe për faktin e ndjekjes dhe kontrollit të konfliktit të interesit, lidhjen e marrëveshjes së kompanive të tilla me me institucione shtetërore. Me operacionalizim të plotë dhe digjitalizim të këtij regjistri dhe lidhjen e të njëjtit me regjistrin qendrorë ne si institucion do të kemi kontrollë në të gjitha kompanitë të cilat si pronarë të vërtetë paraqiten zyrtarët shtetërorë” – ADEM ÇUÇUL – KRYETAR I ANTI-KORRUPSIONIT.
Kur jemi tek lufta kundër korrupsionit sipas Transparency International vendi ka shënuar rënije dhe bashkë me Kazakistanin, Surinamin dhe Vietnamin, ndan vendin e 88-të në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit./Mevludin Imeri /SHENJA/










