Në Serbi prej sot deri më 10 janar me test PCR

Duke filluar nga sot, të gjithë shtetasit e huaj do të mund të hyjnë në Serbi vetëm me test negativ PCR jo më te vjetër se 48 orë. Kjo është njëra ndër masat që qeveria e Serbisë i ka ndërmarr për të luftuar koronavirusin.

Nga ana tjetër, qytetarët e Serbisë do të mund të hyjnë në vend pa një test të tillë, por do të duhet të shkojnë në izolim të detyrueshëm 10-ditor, i cili mund të ndërpritet nëse në ndërkohë bëjnë test PCR dhe rezultati është negativ. Masat hynë në fuqi mbrëmë pas mesnate, ndërsa ditët e kaluara u formuan kolona të gjata në pikat kufitare për hyrje në Serbi, për shkak të fluksit të qytetarëve të Serbisë, por edhe të Maqedonisë dhe vendeve të tjera, të cilët dëshironin të shfrytëzonin rastin për të hyrë ose tranzituar, përmes Serbisë pa test PCR.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu