Në tentim për t’iu shmangur aksidentit e shtyp gabimisht pedalin e gazit dhe përfundon në kulm të shtëpisë (VIDEO)

Një shofer ka përfunduar në kulm të një shtëpie të gjatë 3 metra në Kinë.
Madje, ai kishte mbetur i ngujuar në makinë për një orë e gjysmë, derisa policia dhe ekipet e shpëtimit kishin mbërritur në vend të ngjarjes, transmeton Express.

Incidenti ka ndodhur dje në qytetin Taixing dhe nuk raportohet për të vdekur apo lënduar.

Shoferi ka treguar se e kishte shkelur pedalin e gazit gabimisht në vend të frenit të këmbës në tentim për t’iu shmangur aksidentit me një biçikletë me tri rrota dhe disa udhëtarë. Ai ka vozitur me shpejtësi duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kulmin e shtëpisë.

Për më shumë shikojeni videon:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu