Në vitin 2018, Greqinë e vizituan mbi 1 milion turistë nga Maqedonia e Veriut

Mbi një milionë turistë nga Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2018 e kanë vizituar Greqinë me 155 milionë bujtje, ndërsa të ardhurat për fqiun jugor nga turistët tanë, vitin e kaluar ka arrit deri në 155 milionë euro, gjithnjë sipas të dhënave statistikore në raportin vjetor të Bankës së Greqisë, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Në periudhën janar- dhjetor 2018, 1.187.200 qytetarë të të Maqedonisë e kanë vizituar Greqinë që është për 24.5 për qind më pak në krahasim me vitin 2017.

Nëse bëhet krahasim nga raportet vjetore të Bankës së Greqisë për katër vitet e fundit vërehet trend i uljes së numrit të turistëve nga vendi.

Nga viti 2015 deri më 2018 për dy herë e gjysmë është ulur numri. Para katër vitesh, Greqinë e kanë vizituar mbi tre milionë turistë nga Maqedonia e Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu