Nën praninë e simboleve shtetërore, lideri i VV’së, Albin Kurti ka marrë detyrën si Kryeministër i Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Kjo detyrë atij i është dorëzuar nga ish-ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, pasi që paraardhësi i Kurtit, Ramush Haradinaj ndodhet jashtë vendit.
Ceremonia është bërë nën praninë e simboleve shtetërore të Kosovës si dhe himnin e Republikës.
Ndryshe, Qeveria e udhëhequr nga Kurti është votuar dje në Kuvendin e Kosovës më 66 vota pro.
Qeverisja e Kurtit vjen në koalicion me LDK’në të cilës i takojnë 6 ministri, posti i Kryeparlamentarit të cilin po e mbanë Vjosa Osmani, si dhe tre ministri i kanë marrë partitë e komuniteteve pakicë.









