Vajzën e ka deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, por vetë nuk posedon shtetësi të këtij vendi. Zonja Zifa Sadiku, nëna e deputetes së koalicionit AAA-ASH, Safije Sadiku , ëshë shpërngulur nga Gjilani i Kosovës në Sllupçan të Kumanovës në vitin 1970 kur është martuar, shkruan gazeta LAJM.
Bashkëshorti dhe tetë fëmijët e saj janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Që nga pavarësia e këtij vendi, 71 vjeçarja shqiptare ka aplikuar shumë herë për tu pajisur me nënshtetësi, por një gjë e tillë nuk i është mundësuar, ndonëse jeton në Maqedoni prej gjysëm shekulli.
Zonja Zifa flet për vështirësitë e shumta që ka hasur në mungesë të shtetësisë së Maqedonisë. Një problem i madh për të ka qenë edhe lëvizja drejt Gjilanit të Kosovës ku jetonin prindërit dhe vëllezërit e saj. Ajo rrëfen se për shkak të mungesës së dokumenteve nuk ka mundur të merr pjesë as në varrimin e nënës së saj.
Vajza e saj, deputetja e opozitës shqiptare në Shkup, Safije Sadiku Shahini, thotë se probleme të ngjashme me nënën e saj, për shkak të mungesë së shtetësisë kanë dhjetëra mijëra shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ajo zotohet se, do të angazhohet që ky problem të zgjidhet.
Ditë më parë, ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se ka formuar një ekip që merret me këtë problematikë. Ai tha se po angazhohet që për këtë problem të ketë zgjidhje ligjore. /Gazeta LAJM
hajde mere vesh tqifsha nanen
shka po punon ne at parlament
ti vet punt e tuja si ke kurkun e si Deputete do me na drejtu neve popullin
hajde hupu