Nëna qan çdo javë për emrin që i ka vendosur vajzës së saj: “Dua ta ndryshoj, por është shumë vonë!”

Një nënë e re ka rrëfyer së fundmi se që prej lindjes së vajzës së saj, ajo qan pothuajse çdo javë për shkak të emrit që i ka vënë – Brielle.

Emri, i cili u zgjodh menjëherë pas lindjes, nëna thotë se nuk është ndjerë asnjëherë rehat me të.

“KAM QARË ÇDO JAVË PËR EMRIN BRIELLE. NUK MENDOJ SE I PËRSHTATET FARE. ËSHTË SHUMË NDRYSHE NGA STILI IM, QË ËSHTË MË KLASIK DHE TRADICIONAL,” – SHKRUAN AJO.

Ajo shton se ndjehet veçanërisht keq kur njerëzit e thërrasin vajzën me pseudonimin Bri, që e bën të kriset nga sikleti.

Sipas saj, bashkëshorti nuk e ka kuptuar kurrë sa e rëndësishme ishte për të kjo çështje dhe tashmë ndodhen në një “kryqëzim”, ku duhet të marrin një vendim përfundimtar: ta ndryshojnë emrin ose ta pranojnë përgjithmonë.

Në rrjet, reagimet kanë qenë të ndryshme:

“A e di vajza që e ka emrin Brielle? Reagon ndaj tij? Pse nuk provon të përdorësh një pseudonim tjetër si Elle ose Ellie?”, sugjeron një përdorues.

Një tjetër shkruan: “Personalisht, mendoj se 18 muaj janë shumë për ta ndryshuar emrin, por në fund të ditës është vendimi yt.”

Dikush tjetër i propozon një kompromis: “Nëse nuk të pëlqen Bri, thuaju të gjithëve ta thërrasin Brielle ose përdor emrin e mesëm.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu