Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Nedimoviç: Do të votoja kundër hyrjes në B, nëse njohja e Kosovës është kusht

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Bujqësisë Branislav Nedimoviç deklaroi se do të votonte kundër hyrjes në BE, nëse ajo do të ishte kusht për njohjen e Kosovës.

“Vetëm pas zgjidhjes së kompromisit mund të bisedojmë për statusin e mundshëm të Kosovës, çdo gjë tjetër, edhe anëtarësimi i ardhshëm në BE për Serbinë nuk mjafton“ tha ai.

Në pyetjen nëse pret pas ardhjes së Biden në Shtëpinë e Bardhë të përforcohen presionet në presidentin Vuçiq dhe Serbinë të iniciojë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë, Nedimoviç tha se presionet nuk janë ndalë asnjëherë.

“Ato janë të forta edhe përhershme. Presidenti këtë e di më së miri. Mirëpo Serbia nuk është ajo që ishte para 10 viteve. Pikërisht nën udhëheqjen e tij ia kemi kthyer vendit forcën dhe imazhin“, nënvizoi Nedimoviç.

Ai tha se beson që edhe bashkësia ndërkombëtare e ka të qartë se Serbia nuk mund të injorohet dhe nuk mund t’i imponohet të bëjë diçka në dëm të vetës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu